Basha: Me Torinon nuk u ndamë si duhej, për të ardhmen vendos shpejt

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Migjen+Basha+Juventus+v+Torino+FC+Serie+l6awTqhL2BMl
Basha kundër Juventus

Pas katër vitesh te Torino ka përfunduar aventura e Migjen Bashës. Ai flet për mediat italiane ku shprehet se i vjen keq që u nda me Torinon në këtë mënyrë ndërsa nuk ngurron të flasë edhe për të ardhmen.

“Nuk jam ndarë në mënyrën më të mirë nga Toro,” – thotë Basha. “Një dëmtim i kotë, sidomos pasi kisha 8 muaj që sforcohesha. Humba një vit duke dëgjuar stafin drejtues që më shtynte, a thua se nuk kisha asgjë.”

“Nuk ja vë fajin plotësisht mjekëve por edhe stafit teknik që më sollën deri te dëmtimi. Rrezikova edhe Kombëtaren.”

Më pas Basha vijon të flasë pak për Shqipërinë, për punën e mirë të trajnerit De Biasi dhe për besimin që italiani ka treguar ndaj tij. Por thekson që i duhet të gjejë një klub të ri sa më shpejt që të mos rrezikojë përsëri Kombëtaren.

“Ishte një mundësi për kalim te Lille e Francës por nuk u realizua. Tani po shoh disa alternativa të tjera në Itali dhe Turqi. Dëshirë kam të rri në Itali, ndoshta edhe te Frosinone që më kërkon por edhe një lëvizje jashtë do të mund të ishte një përvojë e re dhe interesante,” – përfundon Basha.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.