“Bashkëpunimi me Micin i pamundur, doli e vërteta”

0
SHPËRNDAJE

Kukesi-Partizani, Mazrekaj, Mici.Klubi i F.K. Kukësit njofton shitjen e mbrojtësit Gledi Mici drejt skuadrës së Skënderbeut. Klubi dhe lojtari kanë qenë në një konflikt të hapur pas deklaratave të nxituara dhe të gabuara të këtij të fundit në gazeta edhe në rrjetet sociale. Futbollisti kishte hapur edhe një çështje gjyqësore në Komisionin e Disiplinës pranë FSHF-së ku denonconte F.K. Kukësin  për kontratën e tij, por duke qenë se e drejta qëndronte në anën e klubit, futbollisti e kuptoi se ishte i humbur dhe u tërhoq. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi i tij me F.K. Kukësin ishte i pamundur për shkak të baltës së hedhur ndaj stemës dhe presidencës së klubit. Drejtuesit e klubit vendosen shitjen e tij drejt skuadrës së Skënderbeut duke përfituar 30 mijë euro nga kartoni i Micit që zotërohej me të drejta të plota nga klubi verilindor.  Tifozët e kuptuan se kush kishte të drejtë në këtë çështje. Pra, lojtari ishte nën kontratë, ndryshe nga sa pretendonte ai.

Klubi falënderon Gledi Micin për kontributin e tij dy vjeçar me fanellën e F.K. Kukësit, periudhë në të cilën edhe u afirmua si lojtar me cilësi të mira. Kjo për shkak të pjesëmarrjeve të rregullta në Kupat e Europës apo edhe fitimin e trofeut të Kupës së Republikës, suksese që Micit ia dhuroi F.K. Kukësi. Në të njëjtën kohë, drejtuesit  ndjehen të “tradhtuar” për mënyrën se si Mici zgjodhi të largohej nga klubi dhe faktin se kishte punuar për një largim në fshehtësi dhe te një tjetër skuadër.

Megjithatë, theksojmë se asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se sa fanella e F.K. Kukësit dhe nuk mund të dalë mbi të.  F.K. Kukësi ka nevojë për lojtarë profesionistë që e vlerësojnë fanellën dhe që janë mirënjohës për ato që klubi i garanton, për futbollistë që luajnë me zemër dhe japin “shpirtin” në fushë.

Presidenti Safet Gjici dhe Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi (personi i deleguar për zgjidhjen e çështjes) janë të lumtur për faktin se e vërteta doli në shesh.

/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.