Bashkia e Vlorës vendos për Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

flamurtariFlamurtari do të mbetet  nën administrimin e kompanive turke TKR dhe Atlas Global, dhe kjo tashë është zyrtare.

Komunikata e klubit vlonjat në “Facebook”:

Keshilli i bashkise Vlore,miraton zgjatjen e administrimit te Flamurtari Football Club ,nga dy kompanite turke TRK dhe AtlasGlobal te perfaqesuara nga zoti Sinan Idrizi.

Te dy kompanive turke qe kane dy vite qe administrojne klubin,prej vitit 2014,i mbaronte kontrata e nenshkruar me bashkine, pikerisht ne date 28 korrik 2016.

Dhe pikerisht ne mbledhje e fundit te ketij sezoni, keshilli i bashkise Vlore,ka miratuar me unanimitet,zgjatjen e kontrates per administrimin e klubit nga dy kompanite turke,deri ne privatizimin e plote te shoqerise Flamurtari F.C.

Ne fakt procesi i privatizimit ka nisur ne hapat e tij te para,ndersa ne muajin Tetor ,parashikohet qe keshilli i bashkise Vlore te diskutoje ne nje mbledhje te vecante rreth procesit te privatizimit,kur dihet qe aktualisht bashkia Vlore eshte pronare me 100% te aksioneve te klubit Flamurtari F.C.

I pranishem ne mbledhjen e keshillit edhe administratori Sinan Idrizi qe ka kerkuar nga keshilltaret te votojne pro dhe lejojne kryerjen e investimeve qe kane nisur ne klub.

Madje ka konfirmuar se shume shpejt do te kerkohete dhe administrimi i pallatit te sportit ne Vlore ku behet fjale per nje proces te qarte qe po shkon drejt privatizimit ,ndersa ka konfirmuar vijimin e investimeve ne sportin e qytetit te Vlores

S'KA KOMENTE

Comments are closed.