Bashkia jep miratimin, Kukësi luan në “Zeqir Ymeri

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Pas shumë përplasjesh midis Bashkisë Kukës dhe presidentit Gjici, duket se më në fund problemet janë sheshuar disi. Pasi u përfol se ekipi i Kukësit do t’a luante ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Bylisit në Durrës, kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit ka dhënë miratimin e tij që kjo ndeshje të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit. Sipas lajmit të dalë në SuperSport, ekipi verilindor do t’a luajë në shtëpinë e vet ndeshjen e parë të Superligës për këtë sezon. Prej disa ditesh kreu i bashkisë Shehu dhe presidenti Gjici janë përplasur mes tyre, por mesa duket palët kanë lënë pas krahëve çdo gjë kur bëhet fjalë për ecurinë e ekipit të Kukësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.