Bashkim Fino zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF: Do qëndroj dhe si deputet

0
SHPËRNDAJE

Bashkim Fino do të jetë një nga kandidatët për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit dhe rrjedhimisht, rivali kryesor i Dukës për këtë post.
Ai e ka pranuar ketë ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, ku deklaroi:
“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit apo të tjerë më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit nga qe kanë parë aktivitetin tim jo vetëm politik por edhe sportiv. Kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion, kam lexuar dhe besoj se trajnerin ‘se bëj dot por mendoj se është momenti dhe koha të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar, të krijojmë një imazh të ri për futbollin, të krijojmë të përmirësojmë imazhin dhe duke falënderuar të gjithë dashamirësit e mi, jam në një garë me mikun tim Duka, kjo s’ka të bëjë me një garë të ashpër, secili ka platformën e vet, por kënaqësia ime do ishte të kishte dhe kandidatë të tjerë. me platformën që kam dorëzuar..


Them se do duheshin ndryshuar disa rregulla, se për të bërë një fushatë për president apo edhe për stafin, mbase do ishte mirë të  bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm, e koha nga momenti i mbledhjes së asamblesë, ti jepej mundësi kandidatëve, anëtarëve të bënin sondazhet e nevojshme, fushatë korrekte.

 

Fakti që bëhet në këtë mënyrë se s’kam të drejtë të bëj vërejtje, i bie që avantazhi i presidentit aktual që mora vesh sot që do kandidojë dhe më vjen mirë, se bëri mirë qe e zyrtarizmi kandidaturën pak ore para se ta beja unë, i bie që unë jam në nivel jo të favorshëm se kemi një president që ka 16 vjet që drejton dhe i ka kushtet e infrastrukturës. Kjo nuk është kërkesë e statusit. Nëse do kërkohej me ligj do e jepja dorëheqjen si deputet, por ligji nuk e kërkon dhe për momentin jam në këtë pozitë që jam.”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU