Basketboll, gjigandët bëjnë ligjin në Euroligë

0
SHPËRNDAJE

Basketbolli nuk është si futbolli, dhe çuditë ndodhin rrallë. Nuk pati të tilla në përballjet e fundit të luajtura në Euroligë, me skuadrat gjigande që arritën të fitonin.

CSKA e Moskës, Reali i Madridit apo Olimpiakos, që të gjithë me shumë tituj në histori, i kapërcyen me sukses ndeshjet e tyre. Moskovitët triumfuan në derbin rus ndaj Uniksit të Kazanjit, luajtur pikërisht të arenën e tyre.

Edhe pse nuk ishte titullar, serbi Millosh Teodosiç doli më i miri në fund me 16 pikë e 10 asistë. Edhe amerikani Kori Higins e nisi nga stoli, por e përfundoi si shënuesi I dytë më I mirë.

Me një formacion të mbushur me yje kampionët në fuqi të Europës synojnë të përsërisin suksesin e vjetshëm. Një derbi fitoi edhe Anadolu Efes. Në fushë kundërshtari bëri të vetën përballjen turke, ndaj Darushafakasë, me shifrat 84-79.

Reali përballoi mbi 12 000 tifozë në Arenën e Milanos duke dalë fitues 101-90. Ish-kampionët u shkëputën në fillim dhe pastaj e kontrolluan ndeshjen, sidomos falë tre lojtarëve. Amerikani Randolf shënoi 20 pikë, amerikani tjetër Hanter shtoi 18, po aq sa spanjolli Jul.

Fund i lumtur edhe për ish-kampionin tjetër të Europës, Olimpiakosin. Grekët patën detyrë të vështirë në Vendet Baske, ku trimfuan 95-90 ndaj Baskonia Vitorias.

Ishte një mbrëmje historike për kapitenin e tyre, Vasilis Spanulis, që u bë asistuesi i dytë më i mirë në historinë e Euroligës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.