Bastet, ja kuotat e ndeshjes Shqipëri-Izrael

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15003441_1741530919506292_3210806221581312159_oSot në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të Eleminatoreve “Rusi 2018” përsa i perket objektivave te saj. Kundër Izraelit që është një kundërshtar direkt, skuadra e trajnerit Gianni De Biasi do të kërkojë me çdo kusht fitoren.

Me 6 pikë pas 3 ndeshjesh Shqipëria renditet në vendin e 3, ndërsa Izraeli ka po 6 pikë por për shkak të golavarazhit renditet në vendin e 4. A do të fitojë Shqipëria në sfidën më të rëndësishme të këtij viti?

Sipas komanive të basteve, Shqipëria është cilësuar si favorite për të fituar ndeshjen kundër Izraelit, edhe pse diferencat nuk janë të mëdha. Saktësisht, triumi i kuqezinjve është vlerësuar në kuotën 2.35, barazimi është në kuotën 3.15, ndërsa që miqtë të arrijnë të marrin tri pikët në “Elbasan Arena”, koefiçienti është 3.05. /minuta90.com/

bastet

S'KA KOMENTE

Comments are closed.