BATE Borisov mposht serbët e Partizan Beograd, Sporting Lisbona fitore minimale

0
SHPËRNDAJE

Sporting Lisbona ka fituar ndeshjen e parë kundër CSKA Mosca me rezultatin 2-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Portugezët kalojnë në avantazh në minutën e 12-të me anë të sulmuesit kolumbian Teofilo Gutierrez ndërsa ish lojtari i Romës Seydou Doumbia barazon rezultatin në minutën e 40-të pas një penalltie të humbur në minutën e 27-të. Në minutën e 82-të Sporting rikthehet sërish në avantazh me anë të algjerianit Slimani duke rikthyer besimin te portugezët në prag të ndeshjes së kthimit pas një jave.

sporting lisbona

Bjellorusët e BATE Borisov kanë arritur të mposhtin serbët e Partizan Beograd duke fituar 1-0 falë një goli të Gordejchuk. Lojtari i bjellorusëve arriti të shënojë në minutën e 75-të pas një goditjeje me kokë dhe çdo gjë është e hapur në prag të ndeshjes së kthimit.

Ndërkohë ndeshja e parë e Champions e luajtur ditën e sotme, ajo midis kazakëve të Astanas dhe qipriotëve të APOEL është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Goli që vendosi takimin u shënua në minutën e 14-të nga Dzholchiev.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.