Batha: Ky është futbolli, edhe mesfushorët mund të shënojnë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori i Partizanit dhe autori i golit të sotëm në ndeshjen ndaj Vllaznisë, pas përfundimit të takimit me shkodranët, u shpreh se ky është futbolli, teksa tha se rezultati mund të përmbyset në çdo sekondë apo minutë, ndërsa theksoi se edhe mesfushorët mund të shënojnë.

“Ky është futbolli, edhe mesfushorët mund të shënojnë, edhe pse në Shqipëri pritet shumë nga sulmuesit. Nuk është qëllim në vetvete që të shënoj, por dëshira është e madhe në çdo ndeshje”.

Humbja në Gjirokastër, një kthim me këmbë në tokë? “Po, fitorja ndaj Vllaznisë erdhi në momentin e duhur, pas disfatës në Gjirokastër. Nuk jemi ende në nivelin e fazës së parë, prandaj synimi është të kthehemi në atë nivel dhe të bëjmë akoma më mirë sesa në fazat e para”

Ndeshja në “Selman Stërmasi”? “U fitua nga tifozët, sepse e kemi ndjerë shumë mungesën e tyre në “Elbasan Arena”.

Kukësi dhe Skënderbeu? “Të dy rivalët janë shumë të rrezikshëm dhe kanë armët e veta. Kukësi i menaxhon mirë ndeshjet, ndërsa Skënderbeu luan shumë mirë futboll”.

Bashkëpunimi me dy mesfushorët e tjerë, Emiljano Vila dhe Marko Çetkoviç? Me një lojtar si Vila jam mësuar, kemi luajtur shpesh, ndërsa Çetkoviç është një lojtar shumë cilësor dhe besoj se do të na ndihmojë shumë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Idriz Batha. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.