Batha: Pas golit lojtarët me më shumë eksperiencë në ekip duhej ta merrnim skuadrën për dore

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Partizanit, Idriz Batha, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se pas golit lojtarët me më shumë eksperiencë në ekip duhej ta merrnim skuadrën për dore.

Pas pësimit të golit nga Tirana, mendoj se ne lojtarët me më shumë eksperiencë në ekip duhej ta merrnim skuadrën për dore. Ndoshta kjo ishte pse u duk sikur luajtëm më mirë në pjesën e dytë.

Ky është një derbi, jo gjithmonë shprehesh në maksimum, por në fund rëndësi ka fitorja.”

“Vuajtëm në momente të caktuara, por i tillë është derbi, ka momente të tilla, ka raste pro dhe kundër gjatë ndeshjes.”

Tirana ankohet? “U ndodh të gjithëve, edhe ne kemi momente kur ankohemi.
Presioni dhe emocionet ishin të mëdha, nuk e patëm të lehtë, por e morëm veten pas golit të pësuar.

Tirana kishte avantazhin që nuk ka të njëjtat objektiva si ne dhe mendon vetëm për Kupën e Shqipërisë.”

Partizani më i mirë? Ishte ai i fazës së parë, ndërsa tani nuk jemi ende në atë nivel”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Idriz Batha. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.