Bayer Leverkusen ofertë për mbrojtësin Elseid Hysaj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Padyshim që Elseid Hysaj është njëri prej emrave që përmendet gati përditë këtë periudhë trasferimesh të lojtarëve por ai akoma vazhdon të jetë pjesë e Empolit. Për një moment po dukej se kalimi i tij drejt Napolit ishte çështje kohe mirëpo gjithçka u prish dhe tani janë gjermanët e Bayer Leverkusen që kanë bërë një ofertë konkrete për Elseid Hysajn.

Nuk kanë munguar as emra të mëdhenj klubesh si Lazio e Chelsea por e ardhmja e Hysajt vazhdon të mbetet enigmë edhe për vetë lojtarin. Duke parë interesimin e madh për futbollistin e Kombëtares sonë, Empoli i ka rritur edhe çmimin me shpresën e një përfitimi sa më të madh.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.