Bayern bën Juven të “qajë”, Barça nuk fal Arsenalin (Video)

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Bayern Munchen bën një ndeshje të çmendur teksa ka përmbysur Juventusin në “Allianz Arena” në ndeshjen e vlefshme për një vend në Champions League. Ka qenë një përballje fantastike ajo mes dy klubeve teksa dhuroi plot 6 gola, por ata që festuan në fund ishin bavarezët. Pas ndeshjes së parë që u mbyll 2-2, Juventus e pa veten në avantazh të dyfishtë 0-2 falë golave të Pogba në minutën e 5′-të dhe Cuadrados në të 29′-ën.image Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë, duke krijuar idenë se kualifikimi do të shkonte për bardhezinjtë. Bayern në pjesën e dytë bëri një super ndeshje dhe arriti të barazojë shifrat falë golave të Lewandowski në minutën e 76′ dhe Muller në minutën e 90′ të ndeshjes. Takimi më pas kaloi në shtesë dhe aty më pas Bayern Munchen vendosi diktatin duke shënuar edhe dy herë të tjera. Alcantara në minutën e 108′ dhe Koman në të 110′-ën vulosën shifrat në 4-2 duke i dhënë kualifikimin Bayernit.

imageNdërkohë Barcelona nuk e ka diskutuar fitoren edhe në ndeshjen e kthimit. Katalanasit pas fitores 0-2 në Angli e mposhtën Arsenalin edhe në fushën e tyre me rezultatin 3-1, ku ishte treshja e sulmit Messi – Suarez – Neymar ajo që realizoi të 3 golat e fitores. Braziliani hapi serinë e golave në minutën  18′ por miqtë barazuan në 1-1 falë golit të Elneny në minutën  58′. Suarez me një super gol në minutën e 65′ dhe Messi po ashtu në minutën e 88′ vulosën shifrat e takimit në 3-1 duke bërë që ekipet e tjera të kenë frikë prej tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.