Bayern bie në Dortmund, Koeln super, Mavraj e Abrashi … (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk ka ku shkon më mirë për Koeln ku luan Mërgim Mavraj, një fitore dramatike në sekondat e fundit 1-2 në fushën aspak të lehtë të Borussia M’gladbach. Një ndeshje me shumë kartonë por asnjë kundrejt mbrojtësit tonë që luajti titullar.

Po titullar ishte në humbjen 4-2 ndaj Mainz edhe lojtari tjetër i Kombëtares sonë, Amir Abrashi i Freiburg. Një ndeshje e fortë por në fund Freiburg la hapësira prapa në kërkim të barazimit për 3-3 duke u ndëshkuar në minutat shtesë dhe 4-2.

Përplasja e titanëve në Dortmund nxorri fitues Borussian vendase me një gol nga i përhershmi Aubameyang që shënoi që në minutat e para. Edhe kjo sic pritej ishte ndeshje tepër e fortë dhe me emocione të forta por në fund, ata që gëzuan më shumë ishin tifozët e Leipzig, ekipit suprizë që tashmë deri javës tjetër mund të shijojë shkëputjen në krye prej tre pikësh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.