Bayern dhe Barça në “luftë” për yllin e Romës

0
SHPËRNDAJE

Miralem Pjanic
Miralem Pjanic

Serie A/ Miralem Pjanic mbetet një nga mesfushorët më të mirë në Europë, por edhe nga më të kërkuarit. Për fantazistin e Romës duket se e ardhmja do të jetë larg kryeqytetit italian, teksa nuk mungojnë as ofertat në drejtim të tij.

Për boshnjakun tashmë intersohen dy gjigandë europianë të futbollit si Bayern Munchen dhe Barcelona. Dy skuadrat i kanë shpallur “luftë” njëra tjetrës për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Ndërkohë edhe Roma nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e lojtarit teksa i ka ofruar atij rinovimin, por duket se nuk do të mund t’i rezistojnë ofertave të mëdha në drejtim të tyre për yllin e verdhekuqve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.