Bayern dhe Dortmund fitojnë në DFB Pokal (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

dfb pokal bayernBayern Mynih është ndeshur sot me Nottingen në ndeshjen e vlefshme për DFB Pokal. Ka qenë një ndeshje e lehtë për bavarezët të cilët likujduan që në pjesën e parë Nottingenin duke shënuar 3 gola. Ishte Arturo Vidal që shënoi golin e avantazhit për Bayernin me anë të një 11-metërshi në minutën e 5-të të takimit. Në minutën e 1-të Heicht-Zerpel befason Bayernin duke shënuar golin e barazimit, por kalon vetëm një minutë lojë dhe Mario Gotze rikthen Bayernin në avantazh duke shënuar golin e 1-2. Kalojnë vetëm pak minuta dhe Lewandowski shënon golin e tretë dhe të fundit të takimit.

dfb pokal dortmund

Fitore e lehtë edhe për Dortmundin i cili ka fituar 0-2 në fushën e Chemnitzer duke kaluar pa shumë vështirësi në turin tjetër. Verdhezinjtë e Tuchel kanë shënuar nga një gol për pjesë, fillimisht me Aubameyang dhe më pas me Mkhitaryan. Lajmi pozitiv për Dortmund është se në 3 ndeshje zyrtare të luajtura deri më tani nuk kanë pësuar asnjë gol.

Në vijim ju sjellim edhe golat e të dyja ndeshjeve:

https://www.youtube.com/watch?v=SO5HlMVLxgs

S'KA KOMENTE

Comments are closed.