Bayern – Juventus, arrihet akordi për Vidal

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bundesliga/ Tani nuk ka me asnjë dyshim, Arturo Vidal do të jetë një lojtar i Bayern Munchen. Është arritur marrëveshja midis Bayern dhe Juventus e cila kap shifrën e 37 milion eurove, plus 3 mln bonuse për paraqitjet e lojtarit. Tashmë Guardiola ka edhe një tjetër mesfushor klasi në skuadër, që shihet si zëvëndësuesi ideal i Schweinsteiger.
image
Vetë Vidal u shpreh për një media në Kili, ku theksoi fjalët: “Po transferohem tek Bayern Munchen”. Janë pikërisht këto fjalë që të bëjnë të kuptosh se ky transferim tashmë është mbyllur, dhe se pritet vetëm firma e lojtarit mbi kontratë dhe zyrtarizimi i tij.

Ndërkohë me afrimin e mesfushorit kilian tani hapet rruga e largimit për Mario Gotze, i cili pas përplasjeve të fundit me trajnerin Guardiola, dëshiron largimin nga rekordmenët gjermanë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.