Bayern me 5 yje, Lewandovski “monstruoz” futet në histori (Video)

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Bayern Munchen tregon edhe njëherë përse ata janë ekipi për t’u mundur ne futbollin gjerman. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar një ndeshje të çmendur kundër ekipit të Wolfsburg me rezultatin 5-1 ku protagonist ishte Robert Lewandoski me golat e tij, duke përmbysur avantazhin e “Ujqërve” në pjesë e parë që shënuan ne pjesën e parë me Caliguri. Gjigandët bavarezë përmbysin gjithçka brënda 9′ minutash në pjesën e dytë, duke shënuar plot pesë herë. Më tepër se sa rezultati, në këtë takim ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
image
Robert Lewandovski u fut në historinë e futbollit, pasi arriti të shënojë pesë gola në një kohë prej 9′ minutash. Një gjë e tillë nuk ishte parë kurrë në historinë e futbollit. Sulmuesi polak shënoi pesë gola në minutat 51′ 52′ 55′ 57′ dhe 60′ duke bërë kështu një ndeshje të çmendur edhe në aspektin personal, dhe gjithashtu duke i dhënë fitoren e rradhës ekipit të Bayern Munchen dhe duke bërë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë në një ndeshje futbolli. Bayern kompleton kështu hakmarrjen për humbjen e Superkupës së Gjermanisë.

https://youtu.be/sX31vjy-KaY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.