Bayern Munchen/ Ikën Ancelotti. Ja 4 alternativat që mund ta pasojnë

0
SHPËRNDAJE

Bayern Munchen ka shkaruar sot nga detyra, trajnerin Carlo Ancelotti.
Pas humbjes 3-0 kundër PSG në Champions League, trajnerit italian i është komunikuar vendimi për t’u larguar nga skuadra gjermane.

Gazeta bavareze “TZ” ka renditur katër alternativat e mundshme që mund të marrin drejtimin e Bayern Munchen pas largimit të Ancelotti-t.

Për momentin, ekipin do ta drejtojë Willy Sagnol, i cili ishte ndihmësi i Ancelotti-t.

Thomas Tuchel: Ish-trajneri i Borussia Dortmund është kadidati potencial për të marrë drejtimin e Bayern Munchen. Numri 2 i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge e ka shprehur hapur simpatinë e tij për Tuchel, kur disa muaj më parë deklaroi: “Më ka pëlqyer gjithnjë si trajner, madje që kur drejtonte skuadrën e Mainz”. Sipas “BILD”, 44-vjeçari pritet të marrë së shpejti drejtimin e klubit më të titulluar në Gjermani.

Julian Nagelsmann: Trajneri që ka arritur të dallohet te skuadra e Hoffenheim është një kandidat për të marrë postin e trajnerit të Bayern Munchen. Por, mosha e tij e re (30 vjeç) dhe mungesa e përvojës në kompeticionet europiane, bën që Nagelsmann ta ketë shumë të vështirë për t’u përzgjedhur trajneri i Bayern Munchen.

ürgen Klopp: Së bashku me Joachim Löë, ai është mes trajnerëve gjermanë më të suksesshmë të momentit. Por, fakti që po kritikohet në Angli për rezulatet e dobëta të Liverpool-it mund të sjellë të reja në këtë drejtim. Ndoshta, largimi i tij nga Liverpool do të pasohej me kalimin te Bayern Munchen.

Willy Sagnol: Ish-mbrojtësit të Bayern Munchen i është besuar për momentin drejtimi i skuadrës bavareze. Sagnol ka luajtur 277 ndeshje me fanellën e rekordmenëve të Gjermanisë nga viti 2000 deri në 2009-ën. Më parë ka drejtuar Bordeaux në Francë për dy vite (2014-2016). Ishte krahu i djathtë i Ancelotti-t dhe drejtuesit e Bayern Munchen mund të ulen për të biseduar mundësinë që ai të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.