Bayern Munchen në sulm për fantazistin e Romës

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Miralem Pjanic është një nga lojtarët që vitet e fundit ka pësuar një rritje tepër të madhe në karrierë. Mesfushori boshnjak është kthyer në një lojtar kyç tek skuadra e Romës duke qenë edhe idhull i tifozërisë verdhekuqe, por tashmë Pjanic ka një ofertë tepër tunduese. Për lojtarin në fjalë, i cili ka një klauzolë largimi prej 38 mln eurosh, ka shfaqur interes skuadra e Bayern Munchen.

Miralem Pjanic
Miralem Pjanic

Bavarezët kërkojnë që t’a kenë në ekip për sezonin e ardhshëm teksa ka hedhur grepat tek Roma për lojtarin. Ndërkohë nga ana tjetër vetë Pjanic tashmë është në mëdyshje për të firmosur rinovimin që i ofron Roma, apo për të bërë hapin e madh në karrierë tek Bayern Munchen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.