Bayern Munchen shkatërron Schalken dhe “vret” kampionatin (Video)

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Bayern Munchen nuk e ndalon marshin drejt titullit kampion në Gjermani. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 3-0 Schalken, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi. Lewandowski zhbllokoi sfidën në të 54-tën, pas asistit të Vidal. Sulmuesi polak dyfishoi në të 65-ën, duke mbyllur virtualisht sfidën. Pas Lewandowskit ishte radha e Vidal të ndëshkonte “blutë mbretërorë” në të 73-ën. Me këtë sukses, bavarezët e rrisin në 10 pikë diferencën nga Dortmundi i vendit të dytë, që do të luajë me Hamburgun.

imageBayern Leverkusen fitoi 3-0 përballë Eintracht Frankfurt dhe duke përfituar nga disfata e Hertha Berlin me Hoffenheim-in u ngjit në vendin e tretë në renditjen e Bundesligës, që vlen kualifikimin direkt në Champions. Kampl zhbllokoi shifrat për vendasit në të 70-ën. Kaq mjaftoi që rezistenca e ekipit nga Frankfurti të thyhej, me “aspirinat” që dyfishuan vetëm 6 minuta më pas me Brandt. Në fundin e kohës së regullt ishte Bellarabi që realizoi edhe golin e tretë, duke i dhënë Leverkusen një sukses tejet i rëndësishëm, kur kanë mbetur vetëm 4 javë nga fundi i kampionatit gjerman.

Werder Bremen hodhi një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës, pas fitores 3-2 përballë Ëolfsburg-ut. Pizarro kaloi vendasit në avantazh në të 32-ën, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Werderit me 102 gola. Pavarësisht barazimit të shpejt të ujqërve me Guilavogui-n, ekipi nga Bremeni shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë. Bartels në të 64-ën i dha sërish avantazhin vendasve, ndërsa Yatabare hipotekoi suksesin 7 minuta përpara fundit të kohës së rregullt. Vetëm për statistikë rrjeta e Dost për Wolfsburg-un, që pësoi humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit të Bundesligës. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.