Bayern Munchen, shkëlqimi dhe rënia e Muller

0
SHPËRNDAJE


Kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë, por ai nuk është më i njejti lojtar. Nga Kupa e Botës në vitin 2014 në sezonin aktual plot ditë-hije. Por Thomas Muller nuk është problemi i vetëm në kampin bavarez sepse 5 lojtarë aktualë kanë kaluar kufirin e 30 viteve, ndërsa Arjen Robben dhe Philipp Lahm janë në prag të largimit. Aktualisht Bayerni kryeson Bundesligën por ndryshe nga sezonet e fundit nuk ka dhuruar paraqitje dominuese. Ajo që bie në sy është venitja e Thomas Muller në periudhën e tranzicionit nga Guardiola te Ancelotti. Shefi i klubit, Karl-Heinz Rummenigge zbuli një ofertë që Manchester United bëri për Muller në kufirin e 100 milionë eurove gjatë verës së vitit 2015, por e vërteta është se aktualisht Muller duket shumë larg një lojtari që vlen kaq shumë.

Gjatë gjithë këtij sezoni Muller duket se është jashtë orbitës së skuadrës që ka ndërtuar Carlo Ancelotti dhe ndoshta këtu fajin e ka pjesërisht trajneri italian që nuk ka arritur të ndërtojë ende një identitet sepse Bayerni i i tij ndizet dhe fiket me fragmente. Ndoshta Guardiola ishte më i qartë dhe më koherent në atë që kërkonte nga skuadra. Bayerni i katalanasit i dominonte ndeshjet gjatë gjithë 90 minutave dhe një lojtar kyç në skemat e tij ishte pikërisht Muller. Vetëm sulmuesi e ka pranuar se kur Bayerni nuk luan mirë, as ai nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë. Për të gjetur Mullerin e vërtetë duhet të kthejhemi pas deri në pranverën e vitit të shkuar. Humbja e atij 11 metërshi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Atletico Madrid ishte momenti që theu magjinë e 27-vjeçarit, i cili nuk arriti të linte gjurmë as në Euro 2016. Në 16 ndeshje të këtij sezoni në kampionat, Muller ka shënuar vetëm një gol. Ai ka në total 999 minuta pa shënuar që prej asaj sfide kundër Ëolfsburgut në kampionat. Një moment vërtet i errët në karrierën e njeriut që kosiderohej ikona e futbolit modern në Gjermani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.