Bayern Munich shkon në +10 nga ndjekësit, bien Leipzig dhe Dortmund

0
SHPËRNDAJE

Leipzig i ka dhënë mundësinë Bayern Munich që të shkëputet edhe më shumë në luftën për titullin kampion duke u mundur në ndeshjen e javës së 24 të Bundesligës.

Bavarezët bënë detyrën me një fitore shumë të thjeshtë 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt në shtëpi, ndërsa konfirmuan formën e mirë që po kalojnë yjet e saj, sidomos Lewandowski i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

Ndërkaq, Leipzig i vendit të dytë dështoi në shtëpi përballë Wolfsburg, në një ndeshje e cila u vendos nga goli i Mario Gomez që në fillimin e takimit, në minutën e 9-të.

Të njëjtin fat kishte edhe Borussia Dortmund, e cila u mposht në transfertë përballë Hertha Berlin, me rezultatin 2-1 duke rrezikuar tashmë seriozisht vendin e tretë në klasifikim të cilin e kishte marrë me shumë vështirësi pas një serie prej tre fitoresh radhazi.

Sakaq, Freiburg i mesfushorit Amir Abrashi ka ndalur në barazim 1-1 Hoffenheim që pretendon të luajë në Champions League në sezonin e ardhshëm. Futbollisti shqiptar nuk zbriti në fushën e lojës, duke e ndjekur takimin nga pankina pasi klubi ka filluar t’u besojë thuajse ekskluzivisht vendasve dhe u paraqit në fushë me një formacion me 11 lojtarë gjermanë. /minuta90.com/

Bayern Munich-Eintracht Frankfurt 3-0

Golat: Lewandowski 38′, 55′, Costa 41′

Darmstadt-Mainz 05 2-1

Golat: Sulu 5′, Sam (pen) 12′ / Quaison 45’+1

Freiburg-Hoffenehim 1-1

Golat: Philipp 56′ / Kramariç 60′

Hertha Berlin-Borussia Dortmund 2-1

Golat: Kalou 11′, Plattenhardt 71′ / Aubameyang 55′

Leipzig-Wolfsburg 0-1

Goli: Gomez 9′

Ingolstadt-Koln 2-2

Golat: Lezcano 42′, Bregerie 69′ / Modeste (pen) 15′, 60′

S'KA KOMENTE

Comments are closed.