Bayern “ngec” në shtëpi, Borussia i prish festën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageBundesliga/ Shtyhet festa në Allianz Arena me Bajernin që shpërdoron match pointin e parë për tu shpallur kampion i Gjermanisë. Në javën e 32 të Bundesligës, bavarezët me një fitore mund të shpalleshin matematikisht kampionë për të 4-in vit radhazi por barazuan 1-1 me Borussia Moenchengladbach.

Muller kaloi fillimisht në avantazh në minutën e 6′ duke dhënë idenë e dominimin bavarez, por Stindl në minutën e 71′ barazoi shifrar duke mposhtur Neuer. Ndeshja u mbyll me shifrat 1-1, teksa  Guardiola kishte kursyer Lewandowski, Thiago, Lahm, Alaba, Vidal dhe Douglas Costa duke konfirmuar se e kishte mendjen te ndeshja e kthimit me Atletikon.

Ndërkohë skaudra e Borussia Dortmund ka përfituar nga ky barazim duke e reduktuar distancën në 5 pikë. Verdhezinjtë shkatërruan 5-1 ekipin e Wolfsburg duke mbajtur të hapur garën për titull në Bundesligë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.