Bayern nuk ndalet, fiton edhe Woflsburg ndërkohë që zhgënjen Moncheglabach

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Bayern Munchen nuk di të ndalet këtë sezon duke marrë edhe fitoren e pestë rradhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi përballë debutuesve të Darmstad me rezultatin 0-3 për të marrë të vetëm kryesimin në pritje të ndeshjes ndaj Dortmund. Golat për gjigandët bavarezë u shënuan nga Vidal, Koman dhe Rode. Gjithashtu edhe Wolfsburg ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Hertha Berlin. Një dopietë e Dost në pjesën e dytë i kane mjaftuar “Ujqërve” për të marrë fitoren e tretë këtë sezon.
image
Ndërkohë që Borusia Monchenglabach ka zhgënjyer sërisht duke marrë humbjen e pestë rradhazi në këtë sezon. Ekipi ku aktivizohet edhe Granit Xhaka duket i transformuar nga ai ekip i vjetshëm, teksa ka humbur me rezultatin 1-0 përballe ekipit të Koln ku luan edhe Mërgim Mavraj. Gjithashtu një tjetër ekip qe ka humbur në shtëpi ishte edhe Werder Bremen, që u mposht në shtëpi nga debutuesit e Ingolstad me rezultatin 0-1. Një ndeshje e dobët nga ekipi i Werder, ndërkohë qe Ingolstad bën surprizën e javës në futbollin gjerman. E vetma sfidë që përfundoi në barazim pa gola ishte Hamburg-Enitracht Frankfurt.

Ja rezultatet e plota
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.