Bayern triumfon në Audi Cup, mposht Realin në finale

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bayern Munchen – Real Madrid 1-0

Shënues: Lewandowski 88′

Formacionet

Bayern: Neuer, Lahm, Benatia, Boateng, Rafinha, Alonso, Vidal, Gotze, Alaba, Costa, Muller. Trajner: P.Guardiola (U aktivizuan: Lewandowski, Rode, Bernar, Hojbjerg, Benko)

Real Madrid: Navas, Marcelo, Pepe, Ramos, Carvajal, Casemiro, Kroos, Cheryshev, Isco, Vazquez, Jese. Trajner: R.Benitez (U aktivizuan: Nacho, Asensio, Modriç, Arbeloa, Rodriguez, Danilo, Mayoral)
image
Miqësoret/ Bayern Munchen është fituesi i trofeut “Audi Cup” që u zhvillua në Alianz Arena. Ekipi gjerman mposhti në finale gjigandët spanjollë të Real Madrid në një ndeshje mjaft të bukur dhe të luftuar, por që në fund pa si fitues të zotët e shtëpisë. Ishte Robert Lewandowski ai që vendosi fatin e këtij takimi me golin e realizuar prej tij në minutën e 88′.

Për madrilenët ky gol ishte i papritur, dhe nuk patën kohë të reagonin. Pep Guardiola kishte hedhur të gjithë formacionin e tij më të mirë në fushën e lojës, ku e vetmja mungesë ishte ajo e Robben, përkundër rivalit të tij Benitez që kishte lënë pushim disa nga yjet kryesorë të skuadrës si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale apo edhe Karim Benzema. Mesa duket fitimi i këtij trofeu nuk ka qënë ndër objektivat e trajnerit spanjoll, që mesa duket ka provuar edhe lojtarët e ardhur në këtë merkato. Kështu Bayern fiton këtë sezon “Audi Cup”, ku morën pjesë edhe dy ekipet Milan dhe Tottenham.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.