Bayern vijon arratinë, Dortmund i përgjigjet me fitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageBundesliga/ Bayern Munchen vijon të bëjë një kampionat më vete në Gjermani. Skuadra e Pep Guardiolës ka regjistruar një tjetër fitore ditën e sotme teksa mposhti Hertha Berlin në transfertë me rezultatin 0-2. Një ndeshje e dominuar totalisht nga bavarezët, që nuk e diskutuan fitoren. Golat erdhën në pjesën e dytë teksa Vidal në minutën e 48′ dhe Douglas Costa në të 79′-ën vulosën fatin e takimit. Tashmë Bayern munchen shkon i qetë drejt titullit kampion pasi distanca me Dortmundin ndjekës është e konsiderueshme. Ndërkohë edhe Borusia Dortmund arriti një fitore bindës me shifrat 0-3 në trasnfertën me Stuttgart.

Rezultatet në Bundesliga

Hertha Berlin – Bayern Munchen 0-2

Koln – Darmstadt 4-1

Stuttgart – Dortmund 0-3

Ingolstadt – Hannover 2-2

Wolfsburg – Augsburg 0-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.