Bayerni është shumë i fortë për Milanin (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

milan

 

Trofeu miqësor i Audi Cup i cili po zhvillohet në Gjermani ka vënë përballë Bayernin e Mynihut dhe Milanin. Ka qenë një ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet nga Bayerni i Pep Guardiolës i avantazhuar edhe nga fakti që e ka filluar përgatitjen fizike shumë më përpara se Milani. Bavarezët kalojnë në avantazh me anë të një autogoli të Zapatas i cili devijon në rrjetë një goditje të Bernat. Pjesa e parë mbyllet me një shtyllë të bavarezëve dhe Milanin që mendon vetëm për tu mbrojtur. Fillimi i pjesës së dytë sjell një Milan më të freskët dhe aktiv në fushën e lojës. Kuqezinjtë krijojnë një rast me Carlos Baccan por goditja e tij përfundon shumë afër me shtyllën. Bayerni rrit presingun dhe arrin të gjejë golin e dytë me anë të Mario Gotze. Kur mungonin vetëm pak minuta nga fundi, Lewandowski shënon golin e tretë për Bayernin.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=tvqa3jcfOLY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.