Bayerni humbet Superkupën, 11-metërshat kurorëzojnë Wolfsburgun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

wolfsburg

 

Superkupa e Gjermanisë duket se është shndërruar në një mallkim për Bayernin e Pep Guardiolës. Kjo ishte hera e tretë që tekniku spanjoll drejton Bayernin në finalen e Superkupës dhe në të treja herët është mposhtur. Vitet e shkuara ishte Borussia Dortmund që mposhti Bayernin ndërsa këtë vit janë “ujqërit” e Wolfsburgut që arrijnë të ngrijnë trofeun pas goditjeve të 11-metërshave. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të një goli të Arien Robben në minutën e 49-të ndërsa 1 minutë para përfundimit të takimit ka qenë Nicklas Bendtner ai që ka barazuar shifrat në 1-1. Menjëherë pas kohës së rregullt ishte radha e goditjes së penalltive nga të cilat lojtarët e Wolfsburg u treguan më të saktë duke shënuar të gjitha penalltitë ndërsa te Bayerni gaboi Xabi Alonso. Bayerni e nis në këtë mënyrë si mos më keq sezonin duke humbur trofeun e parë sezonal.

Në vijim do të gjeni videot e përmbledhjes së ndeshjes :

https://www.youtube.com/watch?v=OcKhEQ_lKA8

https://www.youtube.com/watch?v=SPwGq3Xd2fo

https://www.youtube.com/watch?v=xaAQQX6MfPU

S'KA KOMENTE

Comments are closed.