Bayerni “shuplakë” Hamburgut (Video)

0
SHPËRNDAJE

bayerniBayerni i Mynihut është përballur me Hamburgun në javën e parë të Bundesligës gjermane duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Bavarezët e nisin pikërisht aty ku e lanë vitin e kaluar duke likujduar pa probleme kundërshtarin e tyre. Ishte qendërmbrojtësi Mehdi Benatia ai që i dha avantazhin Bayernit në minutën e 26-të pas një krosimi të Xabi Alonsos. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 por me fillimin e të dytës Bayerni është një uragan dhe shënon 4 gola të tjerë, fillimisht me Lewandowskin në minutën e 53. Në minutën e 69 dhe 73, Thomas Muller vihet në qendër të vëmendjes me dopietën e shënuar. Nuk mbaron këtu pasi ka vend edhe për golin e “Mister 35 milionëshit” Douglas Costa i cili shënon golin e 5-të dhe të fundit të takimit në minutën e 87-të. Sipas të gjitha gjasave, bavarezët nuk do të kenë as këtë vit kundërshtar në garën për titullin kampion.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=yDtP8bD29Jk

S'KA KOMENTE

Comments are closed.