Bazeli pa Gashin, shitje në horizont apo….?

0
SHPËRNDAJE

shGashiShkëlzen Gashi ka qenë mungesa e madhe e sotme e Bazelit, në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit zviceran, që u fitua përballë Sionit. Golshënuiesi i kampionëve helvetë nuk ka qenë fare i grumbulluar nga trajneri Fisher, çka ka ngjallur menjëherë dyshimet për ndonjë shitje të tillë, duke parë se Shalke 04 ka bërë ofertë konkrete kundrejt tij. Gjithsesi duket më e mundshme është teza tjetër që është lënë pushim, për të marrë veten pas penalltisë së humbur në mesjavë, si dhe për të qenë sa më i freskët për ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Champions League, përballë Leh Poznan.
Ndërkohë që nuk është kursyer shqiptari tjetër Taulant Xhaka, i cili ka luajtur për 90 minuta në mesfushë, duke u ndëshkuar madje edhe me karton të verdhë. Gjithsesi, ai do të pushojë në mesjavë, përderisa është i pezulluar ndaj polakëve, si pasojë e kartonit të kuq që mori të mërkurën. Në stol në takimin me Sionin ka qenë edhe Albin Ajeti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.