Bazeli pa shqiptarët rrezikon fitoren në fund

0
SHPËRNDAJE

gataBazeli ka vazhduar marshimin në kampionatin zviceran duke fituar 2-1 ndaj St.Gallen, megjithëse pa shqiptarët në fushë. As Taulant XHaka, as Gashi, apo edhe Aliji (nuk ishte as në stol) s’kanë qenë në fushë në formacionin titullar për skuadrën kryesuese të Superligës në Zvicër. Trajneri Fisher ka menduar me siguri që sidomos dy lojtarët e Kombëtares që u aktivizuan në ndeshjet e shtatorit, mund të kenë qenë disi të sfilitur, pasi mbi të gjitha Xhaka luajti 180 minuta ndaj Danimarkës e Portugalisë. Sidoqoftë, si përfundim Tautlantin e ka futur në fushë në të 62′, kur zëvendësoi egjiptianin Elneny. Njëzet minuta pas futjes së mesfushorit shqiptar në fushë, Bazel që fitonte 1-0, shnëoi edhe golin e dytë me Jankon. Megjithëse në fund ka pësuar një gol, që i ka vënë disi në rrezik fitoren. Ndërkohë që Gashi ka qendruar gjatë gjithë ndeshjes në stol.
Kroaci
Në kampionatin kroat, Amir Rrahmani ka luajtur përgjatë 90 minutave në barazimin 1-1 që ka marrë NRK Split në fushën e Sllaven Belupos, në një sfidë tepër nervoze, ku ka pasur edhe dy kartonë të kuq.
Suedi
Admir Mehmedi ka qendruar në stol gjatë ndeshjes, që Malmo ka luajtur përballë Elfsborg brenda në fushën e vet, duke barazuar 1-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.