Beckenbauer dhe Guardiola përplasen rreth Vidalit

0
SHPËRNDAJE

Nuk mbarojnë asnjëherë zhurmat dhe polemikat te Bayern i Mynihut sido që të jetë gjendja e përgjithshme sportive e ekipit. Tani janë dy “kokat e mëdha” Franc Beckenbauer dhe Josep Guardiola që po përplasin brirët për paraqitjen e kilenit Arturo Vidal, i ardhur në verë nga Juventus.

“Nuk na duhen lojtarë në mesin e fushës që nuk lëvizin fare nga vendi. Nuk është kjo ajo që prisnim prej tij,” – shpreh hapur zhgënjimin e tij Beckenbauer, ndërsa në krahun tjetër është trajneri Guardiola që po mundohet ta mbrojë mesfushorin edhe pse është parë i zemëruar me të disa herë gjatë lojës.

“Arturi është lojtar i Bayern dhe është i rëndësishëm për ne, prandaj e kemi marrë. Mua më pëlqeu reagimi i tij në ndeshjen e fundit. E tregojnë edhe statistikat,” – thotë Guardiola por Kajzeri vazhdon sulmin teksa shprehet se: “Vidal i ka mundësitë të luajë më mirë. Mund ti falen gabimet në pasim apo humbja e dyluftimeve por jo mungesa e impenjimit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.