Befason Vllaznia, humbet thellë në Bosnjë (video)

0
SHPËRNDAJE

Ka rezultuar krejt ndryshe nga ç’pritej takimi i parë i Vllaznisë në Ligën e Kampioneve të futbollit femëror teksa është mundur thellësisht me rezultatin 5-0 nga SFK 2000 e Sarajevos. Megjithëse ka në radhët e veta lojtaret më të mira në vend si dhe është përforcuar me portieren e Kombëtares maqedone Kostova, vajzat e Vllaznisë nuk kanë arritur të sigurojnë rezultat pozitiv në këtë takim.

Ka qenë Djoković lojtarja më e mirë e takimit që ka shënuar një dygolesh, madje të parin që në minutën e katërt ndërsa pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 me Vllazninë që ka patur edhe ajo disa momente të mira.

Pjesa e dytë ka nisur me një zëvendësim të shpejtë në radhët e klubit shkodran me portieren Kostova që i lë vendin portieres Musa nga Kosova ndërsa në minutën e 17-të mbrojtësja Govori u detyrua ti lerë vendin Elezajt. Për një moment u duk se Vllaznia po i afrohej golit teksa Denisa Proto është e pafat teksa godet shtyllën në fillimin e pjesës së dytë, rast që mund ti jepte takimit një tjetër rrjedhë.

Atë që nuk e bën dot Proto e bëjnë boshnjaket që shënojnë edhe tre herë të tjera duke e mbyllur takimin me rezultatin 5-0. Takimi i radhës është të enjten kundër ekipit turk Konak Belediyesi ndërsa SFK 2000 do të ketë përballë ekipin tjetër të grupit 1, Minsk të Bjellorusisë.

SFK 2000 – Vllaznia 5-0
(Djoković 4,67, Kuć 12, Aida Hadžić 77, Al. Spahić 79)
Vllaznia: Kostova (Musa 45), Bajraktari, Govori (Elezaj 17), Proto, Franja, Gjini, Bajrakurtaj, Jashari, Berisha, Doçi (Gjergji 74), Baro. Tr. N. Leka.

11873762_758952327542162_4550745473612561882_n
Presidenti Matija para takimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.