Begjika rikthehet e madhe si në vitet 80. Kualifikohet e para në Rusi 2018

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Botës/ Në vitet 80-të, Belgjika ishte një nga skuadrat më të mira të botës, dhe padyshim më të mirën në historinë e saj të futbollit. Këlemans, Verkauteren, Vanderelst dhe më vonë Shifo ishin një kënaqësi për t’u parë, por vendi i vogël europian kërkon të jetë sërish në qendër të vëmendjes. Pasi u vlerësua lart në Euro 2016, Belgjika bëri një hap edhe më të madh përpara, u kualifikua e para për në finalet e Kupës së Botës, kjo falë suksesit të djeshëm 2-1 në fushën e Greqisë.

Me 22 pikë të fituara, është 8 pikë larg Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa mbeten edhe nga dy ndeshje për t’u luajtur në grupin H. Përshtypja është vërtet e thellë kur shikon lojtarët me të cilët Belgjika luajti në stadiumin “Karaiskaqis” të Pireut, Nga Kurtua në portë, tek Alderveireld, Vermelen, Vertongen apo Mënier në mbrojtje, pastaj Felaini, Dembele, Hazar, Karrasko, Shadli e De Brujn në mesfushë (bashkë me zëvendësuesit) apo Mertens e Lukaku në sulm!

Një sasi jashtëzakonisht e madhe talenti e mbledhur në një ekip të vetëm që trajneri i suksesshëm Roberto Martinez e ka në dispozicion për të realizuar ëndrrën e tij. Romelu Lukaku i Mançester Junajtidit ishte ai që shënoi golin vendimtar të suksesit në Greqi, e dyta herë radhazi që e bën këtë pas eleminatoreve të kaluara të Botërorit. Me 10 gola, ai është golshënuesi i tretë më i mirë në Europë në këto kualifikuese, pas Ronaldos (14) dhe Levandovskit (11).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.