Bekim Bala: Po, u zemërova me Roshin

0
SHPËRNDAJE

14890540_1341043015906144_4059536684977447062_o
Bekim Bala

Pas dy golave që e cuan në 6 numrin e tyre në kampionatin rus, Bekim Bala u pyet nga gazetarët rusë për ndeshjen ndaj Ural. Mes të tjerash shkodrani u shpreh i kënaqur me fitoren por edhe me golat e tij.

“Kësaj radhe të dy golat me këmbë por nuk ka rëndësi me kokë a me këmbë. Rëndësi ka ti shërbejnë ekipit për të marrë pikët. Gjithnjë i bëj presion portierëve kundërshtarë dhe më në fund kësaj radhe mu shpërblye me gol.

A u mërzita me Roshin kur nuk më pasoi kur isha i lirë? Sigurisht që po por e kam falur menjëherë pasi e kuptoj që është moment, fraksion sekondi kur duhet të vendosësh. Ai e kishte ndarë mendjen të gjuante vetë. Pastaj, më ka pasuar boll deri më tani (qesh).”

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.