Bekim Balaj dopietë me Rijekan (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

balaj

Sulmuesi shkodran i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj ka shënuar një dopietë në takimin midis NK Zagreb – Rijeka e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Balaj arriti të kalonte dy here në avantazh skuadrën e tij në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 23-të dhe më pas në minutën e 32-të. Për fat të keq skuadra e tij Rijeka nuk arriti të ruante avantazhin pasi të dyja herët NK Zagreb arriti të barazonte shifrat me anë të Boban.

Numri 9 i Rijekës është shfaqur në formë të shkëlqyer dhe ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e sotme duke u kandiduar seriozisht për një vend titullari në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares. Ndërkohë shoku i tij i skuadrës Odise Roshi ishte në pankinë dhe trajneri i kroatëve preferoi të mos e aktivizonte në ndeshjen e sotme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.