Bekim Balaj shënon në fitoren e Rijekas në kupë (Video)

0
SHPËRNDAJE

Sot janë zhvilluar një pjesë e takimeve të Kupës së Kroacisë ku spikat edhe ndeshja e Rijekas me me Bednja Beletinec. Takimi pati një rezultat tenistik pasi u fitua nga Rijeka me rezultatin 0-10, ndeshje në të cilën u aktivizua edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj bashkë me Odise Roshin si titullarë. Shkodrani arriti të shënonte një prej 10 golave të Rijekas dhe më saktësisht golin e 5-të në minutën e 42’ të takimit. Sulmuesi vazhdon paraqitjet pozitive dhe me gola dhe mund të jetë titullar në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.