Bekim Kuli rikthehet te Bylisi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bekeBekim Kuli kthehet në Ballsh. Mesfushori kavajas ka firmosur për 1 vit me Bylisin, skuadër ku ka luajtur edhe në sezonin 2013-2014, duke u aktivizuar në 22 ndeshje dhe duke shënuar 5 gola. Tani, pas përvojave me Besën dhe Teutën gjatë periudhës së fundit, ai ka vendosur të nisë këtë aventurë të re me skuadrën e rikthyer në Superiore. Kuli është bashkuar menjëherë me ballshiotët e drejtuar nga Agim Canaj, duke dalë në stërvitje. Megjithëse duket e vështirë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së parë të kampionatit, kundër Kukësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.