Belgjika, trajneri Wilmots sfidon terrorin

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Belgjikës kishte programuar një sfidë me Portugalinë në Bruksel, por pas ngjarjeve që tronditën Botën dhe morën jetën e dhjetra personave të pafajshëm, ndeshja do të luhet në Portugali ndaj luzitanëve.

Trajneri Wilmots mendon ndryshe, ai është kundër frikës, në deklaratën e tij ish-lojtari i kombëtares belge u shpreh: “Doja të luaja në Bruksel, në shtëpi, sepse jam kundër frikës. Duhet të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë. Por unë respektoj vendimet e marra nga autoritetet përkatëse. Do të luajmë dhe në këtë mënyrë do t’i tregojmë terroristëve se jeta vazhdon për mazhorancën e njerëzve. Pavarësisht ndodhive të tmerrshme ne shohim përpara. Nuk kam frikë dhe s’do të ndryshoj stilin e jetës time.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.