Ben Arfa shembulli model i lojtarit

0
SHPËRNDAJE

Hatem Ben Arfa me fanellën e Kombëtares franceze
Hatem Ben Arfa me fanellën e Kombëtares franceze

Hatem Ben Arfa mbetet një shembull jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jasht saj. Fantazisti francez që ka patur shumë ulje ngritje në karrierën e tij, po kalon një moment fantastik tek skuadra e Nice por pavarësisht kësaj ai nuk mori as këtë rradhë një ftesë nga trajneri i Kombëtares  transalpine, Didier Dechamps. I pyetur nga mediat se përse nuk e kishte marrë një ftesë nga Kombëtarja, Ben Arfa u përgjigj: “Ajo është një gjë që i përket trajnerit. Kryesor nuk jam unë por është Kombëtarja. Nuk jam aspak i mërzitur në lidhje me mos marrjen e ftesës pasi e di që ka shumë konkurencë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Unë dua të punoj fort për të bindur trajnerin që t’a meritoj një ftesë në të ardhmen”, ka qenë deklarata e Ben Arfas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.