Benfika fitoi 351 milion nga shitja e yjeve, sot do të kishte super skuadër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

benfica-star

Renato Sanches ishte shitja e fundit nga skuadra e Benfikës drejt Bayern Munich-ut pas shumë yjeve të tjerë.

Skuadra portugeze që nga viti 2010 ka filluar të prodhoj shumë yje me emër dhe deri më tani ka fituar plotë 351 milionë euro.

Benfika ka shitur një formacion të plotë me shumë yje në skuadër por që t’i kishte sot ata në skuadër me të vërtet do të ishte njëra ndër skuadrat më të mëdha në botë.

Këta janë lojtarët e shitur nga Benfika: Jan Oblak tek Atletico Madrid: 16 milionë euro, Fabio Coentrao tek Real Madrid: 30 milionë euro, David Luiz tek Chelsea: 25 milionë euro, Axel Witsel tek Zenit St Petersburg: 40 milionë euro, Nemanja Matic tek Chelsea: 25 milionë euro, Enzo Perez tek Valencia: 25 milionë euro, Renato Sanches tek Bayern Munich: 80 milionë euro, Lazar Markovic tek Liverpool: 25 milionë euro, Ramires tek Chelsea: 22 milionë euro, Angel Di Maria tek Real Madrid: 33 milionë euro dhe Rodrigo tek Valencia: 30 milionë euro (Totali 351 milionë euro)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.