Berisha australian, problem për Kosovën?

0
SHPËRNDAJE

besart-berisha-mitch-austin_ybam6yepp8z31k2asfec9rb1gNë Kosove e presin me padurim dhe janë të gatshëm të bëjnë një sy qorr ndaj kapricove të Besart Berishës (në Shqiperi nuk patën kaq shumë durim) ndërkohë që edhe kësaj here sulmuesi rekordmen nuk do vijë te Përfaqesuesja e Bunjakit edhe pse e ka lejen nga FIFA (sipas drejtuesve të Kosovës).

Arsyeja? Angazhimet me skuadren ndonëse janë vetëm javët e para në Australi ndërsa në ndeshjet e marsit, kur pritet që me të vërtetë të vijë, do të jetë koha e ndeshjeve play-off për titull dhe angazhimet me klubin e Melbourne do të jenë edhe më të mëdha.

Por një problem i ri ka dalë (jo Besit por Kosovës). Konfirmohet që në janar 2017 Berisha do të marrë pasaportën australiane ndërsa dihet se për të luajtur për Kosovën do ti duhet të nxjerrë edhe atë të shtetit të Kosovës. Berisha ka edhe pasaportën e Shqipërisë ndërsa më parë ka patur edhe të Gjermanisë si dhe letrat ish-jugosllave.

Nga pikëpamja juridike duket e vështirë që 31-vjecari të mos ketë probleme me nxjerrjen e pasaportës së pestë të jetës (e pesta i takon të jetë e Kosovës) ndërkohë vazhdon që të mos jetë i gatshëm për Kosovën sikurse bëri edhe me Shqipërinë më parë derisa De Biasi i hoqi vizën.

Dyshime ngjall edhe mosprononcimi i vetë lojtarit në media teksa cdo lajm në Kosovë vjen përmes menaxherëve, familjarëve e shokëve por jo drejtpërdrejt nga vetë ai. Deri në mars ka kohë. Kosova pret, por deri kur?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.