Berisha: Çoj Korçën në grupet e Champions, pastaj në kampionat më të fortë

0
SHPËRNDAJE

Pa frikë mund të quhet si njeriu i momentit te Skënderbeu. Në ndeshejt e turit të dytë në Champions League ndaj Krusejdërs, Bernard Berisha shfaqi një formë fantastike, me dy gola dhe një asist. Tashmë radhën e ka Milsami i Moldavisë: “E kemi përgatitur gjithçka mjaft mirë, sidomos jemi përforcuar së tepërmi si skuadër – është shprehur kosovari për mediat -. Do të bëjmë gjithçka për të kaluar edhe këtë tur. Megjithëse kundërshtarët tanë nisen si favoritë besoj se do t’ia dalim që në ndeshjen e parë”.
brisha

Berisha vlerëson së tepërmi afrimin e Salihit në sulm: “Ardhja e tij na ka ndihmuar jo pak. Shpresoj që të vazhdojë të shënojë, pasi kështu edhe Skënderbeu do të ecë përpara”. Kurse mungesat e Osmanit dhe Arapit nuk e shqetësojnë aq shumë: “Jemi grup i mirë. Ata që do të luajnë në vendin e tyre, jam i bindur se do të dinë të paraqien denjësisht”.
Përsa i takon të ardhmes, Berisha duket se për momentin është i përqendruar te Skënderbeu, ndonëse flitet se në drejtim të tij ka pasur interesim nga Bundesliga, apo së fundi edhe nga Standard Liezhi i Belgjikës: “Nuk dua të mendoj për tjetër gjë në këtë moment, përveçse të kualifikohemi për më tej me skuadrën time aktuale. Synoj të jap më të mirën nga vetja dhe sëbashku si grup, të vazhdojmë përpara. Nuk e fsheh që gjithsesi herët a vonë dua të provoj veten në një tjetër kampionat, më të fortë se ai shqiptari”. Kurse për vëzhgimin që do t’i bëjë trajneri i Kombëtares, De Biazi, Berisha thotë: “Besoj se nuk ka fort rëndësi nëse do të jem apo s’do të jem unë në gjirin e Kombëtares. Më e rëndësishme është që Shqipëria të ecë përpara. Unë do të jem gjithmonë në dispozicion, kurdoherë që të jetë nevoja”, ka përfunduar kampioni kosovar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.