Berisha: Dinamo Zagreb kundërshtar i fortë, por do t’ia dalim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri Josa ka urdhëruar të mos flitet shumë për mediat, por Bernard Berisha duket se e ka pasur të pamundur të mos flasë për shtypin kosovar, para ndeshjes që Skënderbeu luan në kuadër të ‘play off-it’ për Ligën e Kampionëve ndaj Dinamos së Zagrebit. “Do të jetë një ndeshje shumë e fortë – ka deklaruar mesfushori për “GazetaOlle” -. Kundërshtari është shumë i fortë. Ne do të luajmë lojën tonë dhe do të mundohemi të japim më të mirën. Besojmë në një rezultat pozitiv. Duke parë grupin e lojtarëve që jemi, besoj se me pak fat mund të bëjmë surprizën e madhe dhe besoj se do të japim gjithçka që të arrijmë ëndrrën që e kemi si grup”, ka vijuar Berisha
bbI pyetur nëse ka rezerviar ndonjë gol për Dinamon e Zagrebit, ai është përgjigjur: “Unë së pari dua të paraqitem sa më mirë dhe t’i shërbej ekipit sa më mirë, pse jo edhe të shënojë gol, pasi goli të sjell një ndjenjë të veçantë”. Ish-lojtari i Besës së Pejës në lidhje me kundërshtarët, ka vlerësuar: “Nuk njoh shumë emra, por ka lojtarë shqiptarë aty si Çekiqi dhe Ademi, që luan me Maqedoninë, por ka shumë talentë edhe besoj se do të jetë një ndeshje me shumë spektakël”, përfundoi ‘Berisha.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.