Berisha drejt Duisburgut prej vitit 2016

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Interesimi i Duisburgut për Bernard Berishën është i njohur prej gati një jave. Vetë trajneri i klubit gjerman Gino Lettieri ka mbetur i befasuar nga shpejtësia, driblimet dhe teknika e shfaqur nga mesfushori i Skënderbeut, që i krijoi jo pak probleme skuadrës së Bundesliga 2. Aq sa në fund, kreu i pankinës gjermane ka zbuluar se ishte shumë i mrekulluar nga spektakli që kishte dhuruar Berisha. Mirëpo gjithsesi, diskutimi për ta pasur në skuadër është i pamundur tani, pasi kosovari 23-vjeçar ka edhe një vit kontratë me kampionët e Shqipërisë.

bberisha
Bernard Berisha

Kështu që sipas asaj që bën të ditur faqja “Reviersports”, gjermanët do të hidhen konkretisht në sulm për vetëm në 2016-n. Qëllimi kryesor është që ta marrin me parametër zero gjatë verës së ardhshme, por nuk përjashtohet të bëjnë ndonjë tentativë merkaton e janarit, atëherë kur edhe Skënderbeu (që dëshiron ta ketë për Champions) mund të përfitojë diçka nga shitja e tij. Vlera aktuale e Berishës në merkato është te rreth 275 mijë euro. A do të jetë gati t’i paguajë Duisburgu këto? Ndoshta më leverdi do të ketë të presë, kur lojtari të mbarojë kontratën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.