Berisha është i pakalueshëm, Meha në çerekfinalet e Kupës

0
SHPËRNDAJE

Etrit Berisha
Etrit Berisha

Legjionarët/ Etrit Berisha vazhdon të jetë një mur i pakalueshëm në portën e Lazios. Portieri shqiptar e ruajti portën të paprekur në Serie A në ndeshjen Udinese – Lazio. Berisha është preferuar para Marcchetit që ka qëndruar në stol. Portieri i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në aspektin personal. Falë pritjeve të tij skuadra e Lazios arriti të marrë një pikë shum të rëndësishme në këtë transfertë tepër delikate. Në fundin e ndeshjes një pritje e mrekullueshme e tij ka bërë që sfida të mbyllet me rezultatin 0-0.

Alban Meha
Alban Meha

Ndërkohë Alban Meha ka qenë titullar në fitoren që Konyaspor arriti të marrë ndaj Antalyaspor në Kupën e Turqisë. Ekipi i Mehës triumfoi me rezultatin 1-0 duke kaluar kështu në çerekfinalet e këtij turneu. Alban Meha luajti për 90 minuta në këtë ndeshje për t’u zëvëndësuar më pas në minutat shtesë të sfidës. Ai ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij, që tashmë ka si objektiv edhe fitimin e Kupës së Turqisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.