Berisha-Hysaj premtojnë maksimumin

0
SHPËRNDAJE

600x3572Kombëtarja/ Ngjarjet e ndodhura në Bruksel padyshim që i kanë tronditur të gjithë. Në ambientin e Kombëtares përcillen me vëmendje, gjithmonë me shpresën që nuk do të përsëriten më. Në ditën e sotme ata që dolën para mediave nga kuqezinjtë ishin dy lojtarë që luajnë në Serie A, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj. Të dy lojtarët folën në lidhje me sulmet e Brukselit por

imageEtrit Berisha: “Ngjarje tragjike ajo çfarë ndodhi në Bruksel, por shpresojmë që këto situata të mos mbyllin dyert për tifozët, pasi në rast të kundërt sporti do të jetë më i zbehtë. Futbolli nuk ka kuptim pa tifozët. Përsa na përket ne, do të japim maksimumin në Francë për të arritur sa më shumë suksese.”

Kuqezinjtë janë grumbulluar si zakonisht në Durrës për të përgatitur miqësoret me Austrinë dhe Luksemburgun, por natyrshëm vëmendja është te finalet e Europinanit.

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj: “Kualifikimin e kemi të meritueshëm dhe përsa i përket skuadrave që kemi në grup do të luftojmë për të fituar. Nuk duam të jemi kalimtarë në këtë Europian, por duam të lëmë gjurmët tona. I kemi të gjitha mundësitë për diçka të tillë pasi jemi një grup lojtarësh cilësorë.”

Ndërkohë nga të gjië lojtarët që janë duke u stërvitur probleme ka shfaqur vetëm Ledian Memuashj, i cili vjen nga një dëmtim, por gjithësesi ka patur përmirësime dhe pret vendimin e mjekëve nëse do të jetë gati.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.