Berisha i pafat, gol në eleminimin e Melbourne

0
SHPËRNDAJE

Besart Berisha
Besart Berisha

Legjionarët/ Besart Berisha është eleminuar nga Champions League në Azi. Pas barazimit në ndeshjen e parë në shtëpi, skuadra e Melbourne Victory është mposhtur me rezultatin 2-1 në ndeshjen e kthimit në transfertën e Joenbukut në Kore.

Një ndeshje ku vendasit koreanë ishin me dominues teksa skuadra australiane nuk zhvilloi një paraqitje ashtu si në ndeshjen e parë, por e vetmja gjë pozitive ka qenë loja dhe performanca e Besart Berishës.

“Bomberi” shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në minutën e 84′ teksa rezultati ishte 2-0, por fatkeqsisht goli i tij ka qenë i pavlefshëm për t’i dhënë kualifikimin Melbourne Victory, që eleminohet nga Champions League aziatike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.