Berisha, i vetmi shqiptar “i mbijetuar” te Lacio e Europa League

0
SHPËRNDAJE

Pas zhgënjimit për eliminimin nga Champions League, Lacio përgatitet për pjesëmarrjen në Europa League. Klubi bardhekaltër ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve, që do të luajnë në grupin që përfshin Dnipron, St.Etienne dhe Rosenborgun. Në listë bie në sy prania e shqiptarit të vetëm, Etrit Berisha, i cili do të luftojë me Marketin për vendin e titullarit. Gjithashtu është përfshirë edhe blerja më e fundit Alessnadro Matri, po ashtu edhe Stefano Mauri, i kthyer pas lamtumirës së përkohshme në fund t sezonit të kaluar. Kurse Keita dhe Oikonomidis janë përfshirë në listën B.

brishaPortierë: Federico Marchetti, Etrit Berisha, Guido Guerrieri;
Mbrojtës: Wesley Hoedt, Stefan de Vrij, Dusan Basta, Santiago Gentiletti, Stefan Radu, Abdoulay Konko, Mauricio Dos Santos Nascimento;
Mesfushorë: Senad Lulic, Lucas Biglia, Ogenyi Eddy Onazi, Antonio Candreva, Danilo Cataldi, Sergej Milinkovic-Savic, Ravel Morrison, Marco Parolo, Alessandro Murgia;
Sulmues: Stefano Mauri, Felipe Anderson, Miroslav Klose, Filip Djordjevic, Alessandro Matri, Ricardo Kishna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.