Berisha këshillon Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Bernard Berisha
Bernard Berisha

Bernard Berisha ka dhënë një intervistë për Panorama Sport ku ka folur për përballjen e Partizani me Krasnodar. Në interviste ai ka treguar se të kuqtë përballen me një ekip shumë të fortë:

“Kam luajtur dy herë kundër këtij ekipi dhe janë shumë të fortë. Partizanit i duhet shumë fat për të kaluar këtë skuadër që është në 4 më të mirat në Rusi. Kanë një grup lojtarësh që luajnë së bashku prej pesë vitesh, si Skënderbeu në Shqipëri. Por futbollit nuk i dihet, kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Unë besoj te forca që ka Partizani pasi edhe ata janë duke u fuqizuar shumë”.

Mesfushori nuk jep përqindje për shanset e kualifikimit të Partizanit, por e sheh shumë të vështirë. Sipas tij Partizani duhet të bëjë një ndeshje perfekte taktikisht e të mos lërë hapësira, dhe të ketë edhe fatin me vete.

“Krasnodari nuk ka pika të dobëta. Janë solidë në mbrojtje, luajnë mirë nga krahët, dhe sulmuesi i Rusisë Smolov është i fortë dhe shënon shumë”.

“Partizani duhet të mbrohet me forca të shumta dhe të vendoset mirë taktikisht. Vetëm kështu mund t’ia dalë. Perfekt taktikisht, dhe të lënë sa më pak hapësira, pasi Krasnodari ka lojtarë shumë të shpejtë që të shënojnë në çdo moment”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.